Afena-Gyan ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe nuk luan ndaj Bolognas

Roma ka njoftuar se COVID-19 brenda klubit është duke u përhapur, pasi sulmuesi Felix Afena-Gyan ka rezultuar pozitiv.

Në javën e kaluar, Bryan Cristante dhe Gonzalo Villar rezultuan pozitiv me coronavirus, ndërsa tani talenti 18 vjeçar.

Kjo nënkupton se ganezi, i cili shkëlqeu me dygolëshin ndaj Genoas, nuk do të mund të luajë në takimin e nesërm (e mërkurë) ndaj Bolognas.

Në njoftimin e Romës thuhet se Gyan është vaksinuar dhe po qëndron i izoluar në shtëpinë e tij.

Edhe pse vaksinimi po e redukton përhapjen dhe i bën simptomat më të lehta, nuk mund të garantojë me siguri se nuk do të dalin pozitivë.

Së fundmi ka pasur disa raste me COVID-19 në Serie A duke përfshirë dyshen e Napolit, Matteo Politano dhe Diego Demme. 

Go to TOP