Adelina Thaçi paralajmëron këngë për babanë e ndjerë

Lidhshmëria që ka pasur me babain e saj, ka qenë e jashtëzakonshme.

Që nga momenti kur humoristi Rasim Thaçi-Cima ndërroi jetë, e bija e tij Adelina vazhdimisht i ka bërë dedikime në rrjete sociale duke e përshkruar dhimbjen dhe mungesën që po e ndjen bashkë me familjen që nga vdekja e tij.

Mirëpo, këngëtarja paralajmëroi një këngë kushtuar babait të saj.

E kam në mendje një këngë dedikuar për babin. Këtë projekt e kam shumë prioritet. Puna është shumë fillestare, jam duke shikuar për tekstin që është shumë me rëndësi për mu, sepse është dedikim shumë i rëndësishëm dhe personal për mua, dhe në momentin kur e gjej tekstin që mua ka me mu përshtat, e di që është i denjë për këngën , kënga mandej dhe realizimi shkon shumë shpejt”, tha këngëtarja.

E pyetur se a mund të jetë gati për përvjetorin e humoristit, Adelina Thaçi tha se nuk e ka në plan të ngutet, “por mund të ndodh për ditëlindjen e tij”.

Pikërisht është ai njeri, që unë sot jam këtu”, tha këngëtarja në mes të emocioneve.

Rasim Thaçi-Cima, ka ndërruar jetë më 26 mars 2021.

Go to TOP