1 Maji festë edhe për zyrtarët, por edhe për veturat zyrtare
Fundjava e 1 Majit ka sjellë jo vetëm pushues të shumtë në bregdetin shqiptar, por edhe një numër të konsiderueshëm veturash me targa zyrtare të Kosovës, raporton Kosova.info.
Burime të Kosova Info bëjnë të ditur se disa automjete që dyshohet se i përkasin institucioneve shtetërore janë parë të parkuara në ambientet e Hotel Elba, në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës.



Sipas të njëjtave burime, prania e këtyre veturave në një destinacion turistik gjatë fundjavës ngre pikëpyetje nëse ato janë përdorur për obligime zyrtare apo për qëllime private.
Deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga institucionet përkatëse lidhur me këto pretendime.
