Zyrtari rus pranon se komandanti i marinës u vra në Ukrainë

Komandanti i lartë i flotës ruse të Detit të Zi u vra në Ukrainë, tha të dielën guvernatori i Sevastopolit, raportoi Reuters.

“Kapiteni Andrey Paliy, zëvendës komandanti i flotës, u vra gjatë luftimeve në qytetin port Mariupol, në lindje të Ukrainës”, shkroi guvernatori Mikhail Razvozhayev në Telegram.

Sevastopoli, në të cilin është baza kryesore e flotës ruse të Detit të Zi, ndodhet në gadishullin e Krimesë, të cilin Moska e aneksoi në 2014.

Go to TOP