Zyrtarët policorë të arrestuar në rastin “Pika” dërgohen para trupit gjykues

48 zyrtarë policorë dhe dy zyrtarë të Doganës së Kosovës janë arrestuar dje në një aksion të gjerë policorë.

Të njëjtit sot janë sjellur para trupit gjykues.

Për pak minuta pritet që të fillojë edhe seanca gjyqësore për zyrtarët policorë të arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti.

Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorit Special ka realizuar dje operacionin e koduar me emrin “Pika”, që ka filluar qysh në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në Gjakovë dhe në Prizren.

Operacionit në fjalë i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “Marrje e ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Go to TOP