Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 48 raste brenda javës në Kosovë
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ka trajtuar gjithsej 48 raste të reja gjatë periudhës 31 tetor deri më 7 nëntor 2025, raporton Konflikti.com.
Sipas të dhënave zyrtare, 45 nga rastet kanë qenë të natyrës së dhunës në familje, një rast i vrasjes në tentativë, një rast i tentim dhunimit dhe një tjetër për shkelje të urdhrit mbrojtës.
Gjatë kësaj periudhe janë paraqitur gjithsej 9 kërkesa për urdhër mbrojtjeje, 13 kërkesa për urdhër mbrojtjeje emergjente, si dhe një kërkesë për urdhër mbrojtjeje emergjente të përkohshme. Po ashtu, janë regjistruar dy kërkesa për vazhdim të urdhrit mbrojtës dhe një për ndryshim të tij.
Nga gjykatat janë marrë 15 aktvendime të aprovuara, dy tërheqje dhe një refuzim.
Në këtë periudhë, mbrojtësit e viktimave kanë marrë pjesë në 68 seanca gjyqësore dhe 21 seanca në prokurori, duke ofruar 87 këshilla juridike për palët.
Janë shënuar gjithashtu 18 aktgjykime dënuese, një lirues dhe një refuzues, si dhe një ankesë e dorëzuar.
Përveç kësaj, janë evidentuar 8 kërkesa për kompensim nga fondi për viktima dhe 10 vendime për aprovimin e kompensimit.
Gjatë periudhës raportuese, është bërë një referim i rastit në polici, një përfaqësim në strehimore, një referim në ANJF dhe një përfaqësim në QPS./Kosova.info/
