Kosova

Zyra e Petkoviqit: Në Kishnicë është vendosur një tabelë me mbishkrimin UÇK, Kurti ka faj

E ashtuquajtura “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë që drejtohet nga Petar Petkoviq, ka pretenduar të mërkurën se në Kishincë afër Graçanicës “është gërmuar një tabelë në gjuhën serbe dhe është vendosur tabela UÇK”.

Kjo për këtë zyre është parë si “kërcënim për serbët”, madje për këtë e akuzuan edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Serbët nga pjesa serbe e Kishnicës po shikojnë drejtpërdrejt në këtë shenjë, e cila paraqet një kërcënim të dukshëm ndaj popullit serb që ka vuajtur tmerrësisht nga duart e kësaj organizate”, ka thënë kjo zyre, duke etiketuar UÇK-në me terma shpifës si “kriminale” dhe “terroriste”.

Sipas kësaj zyre, bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë ndaj këtyre siç i quajtën ata “provokime”, kanë raportuar mediat serbe.

Kjo vjen veëm tri ditë pasi në Veriun e Kosovës ka pasur tensione.

Kjo pasi Beogradi po i nxitë serbët të mos e pranojnë reciprocitetin në targa dhe dokumente. 

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort