Zvicra mori komandën e transportit të personelit dhe materialit për misionin e KFOR-it

Zvicra ka marrë komandën e transportit të personelit dhe materialeve për misionin e KFOR-it, gjë që ka kontribuar në rritjen e pjesëtarëve zviceranë për 20 ushtarë, kështu që kontingjenti zviceran tani numëron 215 ushtarë, njoftoi qeveria zvicerane.

Siç thuhet në njoftim, sot është dislokuar një kontingjent nën komandën e kolonelit Cyrus Wagner dhe forcat shtesë do t’i mundësojnë Zvicrës që të marrë drejtimin e organizatës shumëkombëshe të transportit KFOR, transmeton Kosova Online.

Shtohet se në këtë mënyrë Zvicra do të rrisë kontributin e saj për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Theksohet se viti i kaluar u shënua me ngjarje të ndryshme në fushën e ndërtimit të paqes ushtarake në mbarë botën, përfshirë Kosovën, dhe trazirat në veri të Kosovës në maj të vitit 2023 edhe një herë ilustrojnë brishtësinë e situatës.

“Në këtë kuptim, KFOR-i vazhdon të luajë një rol kyç si garantues i sigurisë dhe stabilitetit në rajon, gjë që është edhe në interes të politikës së sigurisë së Zvicrës”, thuhet në deklaratë.

Zvicra ka marrë përsipër komandën e një kompanie transporti shumëkombëshe nga ushtria austriake, dhe marrja e kompanisë së transportit, siç thuhet në deklaratë, i ofron Zvicrës një mundësi për të forcuar angazhimin e saj ndaj aleancës së NATO-s në kuadër të KFOR-it dhe për të mbështetur misioni në përshtatjen me rrethanat e ndryshuara të rëndësishme për sigurinë në rajon. /Kosova.info/

Go to TOP