Zulfaj i përgjigjet Bërnabiqit: Kryeministri Kurti nuk zotëron asnjë medie

Me artikuj të mediave kosovare në duar të cilat raportonin për zhvillimet përplot tensione e përplasje në parlamentin serb, kryetarja e Kuvendit të Serbisë Ana Bërnabiq, u tha opozitarëve atje se janë bërë yje të mediave në Kosovë, të cilat ajo i quajti media të Albin Kurtit.

Ndaj kësaj deklarate të kryeparlamentares serbe, ka reaguar këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Jeton Zulfaj.

Ai ka thënë se kryeministri kosovar nuk zotëron media, derisa këtij shkrimi i ka bashkuar edhe një video disa sekondash me lajme të medieve të mëdha ndërkombëtare që kanë raportuar për situatën e tensionuar në parlamentin serb.

“Një sqarim për Ana Bërnabiq: Ne jemi demokraci. Kryeministri Albin Kurti nuk zotëron asnjë media”, ka shkruar Zulfaj në reagimin e tij ndaj deklarimeve për kryetares së Kuvendit të Serbisë. /Kosova.info/


Go to TOP