Zogaj viziton Observatorin e Prishtinës, promovon eksplorimin shkencor për qytetarët e rinj
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, vizitoi sot Observatorin e Prishtinës, ku pati mundësinë të ndjekë nga afër procesin e vëzhgimit astronomik.
Gjatë vizitës, Zogaj përjetoi veçantinë e vëzhgimit të Diellit përmes pajisjeve të avancuara të observatorit, të cilat ofrojnë një përjetim të mrekullueshëm të mistereve të universit.
Ai shprehu falënderime të veçanta për stafin profesional të observatorit për përkushtimin ndaj edukimit të të rinjve dhe qytetarëve mbi shkencat e natyrës duke theksuar se ky është një vend që ngjall kureshtjen dhe dëshirën për eksplorim. /Kosova.info/
