Zogaj përuron parkun e ri në Bregun e Diellit, hapësirë rekreacioni për familjet
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, përuroi sot një park të ri në lagjen Bregu i Diellit, që synon të ofrojë një hapësirë të gjelbër për pushim, rekreacion dhe argëtim për banorët e zonës, veçanërisht për fëmijët dhe familjet. Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me RFB Bankën, të cilës Zogaj i shprehu falënderimet për mbështetjen dhe bashkëpunimin.
“Ky park është një shembull i angazhimit tonë për të ofruar më shumë ambiente të gjelbra dhe të shëndetshme për qytetarët tanë,” deklaroi Zogaj.
Ai tha se, ky hap i ri për Prishtinën synon të kontribuojë në krijimin e një qyteti më të pastër dhe të gjelbër për të gjithë banorët. /Kosova.info/
