​Zjarri në Lefterhor të Delvinës: Digjen edhe kosheret, bletët ‘pushtojnë’ fshatin

Situata në Lefterhor në Delvinë paraqitet serioze, ndërsa zjarri ka djegur edhe kishën e fshatit.

Aktualisht vatrat në këtë fshat janë shuar, por banorët i druhen ri-ndezjes së tyre, raporton Top Channel.

Zjarri vijon të jetë aktiv në mal dhe sipas banorëve në orët e mbrëmjes i frikësohen flakëve që mund të zbresin sërish drejt fshatit.

Ndërkohë zjarri ka djegur disa koshere bletësh, teksa këto të fundit vërtiten nëpër fshat.


Go to TOP