Zjarr i madh në një depo masive në Lubjanë, angazhohen 150 zjarrfikës – pamje nga vendi i ngjarjes

Herët në mëngjes një zjarr i madh ka përfshirë një depo masive në Lubjanë. 

Sipas mediave të huaja, zjarri ka rënë në orën 04:00 dhe pak para orës 10:00 është lokalizuar, ndonëse zjarri është ende intensiv. 

Për shkak të zjarrit është ndërprerë qarkullimi hekurudhor drejt Gorenjskës, ndërsa komunikacioni në autostradën Gorenjska ka qenë i vështirë. 

Disa rrugë pranë vendit të zjarrit janë të mbyllura, shkruan N1. 

Shuarja e zjarrit, sipas të dhënave të policisë, është ende në vazhdim, ndërsa zjarrin po e shuajnë më shumë se 150 zjarrfikës. Deri më tani, të paktën dy të tretat e objektit janë djegur. 

Go to TOP