Zhegrova, Muriq e Muslija kërkojnë falje, rikthehen në Kombëtare

Treshja e futbollistëve të përjashtuar nga Kombëtarja e Kosovës para ndeshjes me Qipron, kanë kërkuar falje.

Edon Zhegrova, Aro Muriq e Florent Muslija e kanë pranuar se në grumbullimin e kaluar të Dardanëve kanë shkelur rregullat.

Ata përmes një letër të cilën e ka publikuar FFK-ja, kanë kërkuar falje dhe kjo treshe është në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e tetorit.

“Po u drejtohem me këtë letër për t’u thënë se kemi bërë një gabim dhe nuk i kemi ndjekur rregullat e ekipit kombëtar. Për këtë ne duam t’i kërkojmë falje trajnerit, bashkëlojtarëve, federatës dhe tifozëve. Ne duam të luajmë për shtetin tonë dhe gjithmonë do të bëjmë më të mirën në të ardhmen”, thuhet në letrën e kërkim-faljes.

Go to TOP