Zhduket prishtinasi, nuk dihet për vendndodhjen e tij që nga 18 korriku

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë është zhdukur një person.

Policia bën të ditur se rastin e ka lajmëruar babai i djalit, i cili është zhdukur nga data 18 korrik.

“Rr. Fitush Kukaj, Prishtinë 18.07.2021 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se djali i tij, në kohen e lartshënuar ka dalë nga shtëpia dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.

Go to TOP