Arrestohen dy persona në Pejë, sulmuan fizikisht policët

Dy persona janë arrestuar ditën e diel në Pejë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Rastin ka ndodhur në Rrugën “Eliot Engel”, rreth orës 13:50.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit fillimisht kanë penguar dhe më pas kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë të cilët ishin në rregullim të komunikacionit. Njëri nga viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

Go to TOP