Arrestohet një person në Obiliq, sulmoi fizikisht vëllain e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Milloshevë të Obiliqit, pasi që kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij.

Rasti ka ndodhur ditën e diel, rreth orës 11:oo

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht vëllain e tij kosovar”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Go to TOP