Zhduket një burrë në Gjilan, familja kërkon ndihmën e policisë

Një grua ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj është zhdukur, pasi më 5 korrik 2026 kishte dalë nga shtëpia në rrugën “Nëna Terezë” në Gjilan dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.

Rasti është raportuar më 7 korrik, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori. Policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për gjetjen e personit të zhdukur.

Go to TOP