Zgjedhjet në Zvicër: Kritikohet Albin Kurti për ndërhyrje
Miqësia e Albin Kurtit me kryesocialdemokratin zviceran ka rrënjët qysh para dy dekadash.
Kryeministri kosovar, me Cedric Wermuthin pritet të shihet edhe gjatë këtij muaji, kur do të udhëtojë në shtetin helvetik për një diskutim publik për zgjedhjet parlamentare të 22 tetorit atje, raporton Klan Kosova.
Së fundi partitë e të dyve nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, e përkrahen njëra-tjetrën nëpër votime.
Kjo qasje po kritikohet në Kosovë, pasi po thuhet se Kurti, si shef qeverie, duhet kursyer nga rreshtime të tilla.
Përzierja e kreut të ekzekutivit në Zvicër nuk po u duket e udhës as opozitës, sidomos tash kur Kosova sipas tyre gjendet në situatë të rëndë.
Sipas LDK-së, kësaj përfshirje mund t`ia shohë sherrin vendi.
Kjo ndërhyrje nuk po pritet mirë as nga shqiptarët atje.
Përparim Avdili që kandidon për Partinë Popullore të Zvicrës, paraqitjen e Kurtit e sheh të gabueshme.
Ai i tha Klanit se mund të shkojë si kryeministër për vizitë zyrtare atje por jo për të treguar se kënd ta votojnë shqiptarët.
