Zgjedhjet në Francë, Murtezaj: Nuk priten ndryshime në raport me Kosovën

Valon Murtezaj, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Francë, duke analizuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në këtë shtet, tha se nuk mund të ketë ndonjë ndryshim drastik, as në raport me Bashkimin Evropian e as në raport me Kosovën dhe procesin e dialogut me Serbinë.

Murtezaj, në emisionin ‘Info Plus’ në RTK, tha se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Francë erdhën me një fushatë tri javore, kjo pas zgjedhjeve për euro deputet të Parlamentit Evropian, ku partia e Marine Le Pen doli fituese.

Tutje, Murtezaj tha se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sot i ka kërkuar Gabriel Attalit të qëndrojë në postin e kryeministrit, kjo pas rundit të dytë të zgjedhjeve parlamentare, teksa asnjë parti nuk fitoi shumicën.

Sipas Murtezaj nuk mund të thuhet se do të ketë ndryshim drastik në kursin e Francës në raport me BE-së.

“Gjithsesi qeverisa do të jetë më e ndërlikuar, sipas shifrave që tani janë. Do të ketë një koalicion  me disa përbërës, dhe poashtu me një president që vjen nga një parti tjetër, kjo do t vështirëson situatën, por ky ishte vullneti i popullit franceze, që dolën në masën 65 apo 67  për qind në votim”, tha ai.

Tutje Murtezaj bëri të ditur se kishte një rritje të krahut të djathtë, por jo në masë të madhe, porse në fund, sipas tij, edhe ky krah kishte relativizma kërkesat e tij si edhe partitë tjera.

Murtezaj tha se në raport me Ballkanin Perëndimor nuk mund të ketë zhvendosje të qëndrimeve dhe pozicionit të Francës, si një nga vendet kryesore të BE-së.

“Se a ka ndikim gjithë kjo në integrim të Ballkanit Perëndimor dhe të Kosovës në Bashkimin Evropian, natyrisht që ka nëse jo për tjetër, për atë se qeverisja në Francës do të jetë më e ndërlikuar, sepse ka shumë fraksione dhe kjo e bënë vendimmarrjen më të ngadaltë dhe më të zorshme”, tha ai.

Murtezaj tha se nuk mund të këtë ndryshime të mëdha sa i përket procesit të dialogut në mes Kosovës e Serbisë, sepse, sipas tij, “ky është edhe proces evropian, e jo vetëm i Francës, pra nuk do të ketë ndryshim të madh”.

Go to TOP