Zelesnky nis fjalimin para Kongresit amerikan
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nisi fjalimin para Kongresit të Shteteve të Bashkuara.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, e prezantoi atë, duke thënë se Kongresi amerikan ka “respekt, admirim dhe vlerësim të madh” për udhëheqjen e tij “të guximshme”.
“Lavdi Ukrainës”, tha ajo.
Në fillim të fjalimit, Zelensky tha se vendi i tij “është në luftën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore” dhe se ai i “ka rezistuar agresionit rus për tetë vjet”.
Duke folur përmes video-lidhjes nga Kievi, Zelensky tha se qyteti është nën sulme të përditshme raketore dhe ajrore, porse “nuk dorëzohet”.
