Zelensky thotë se do të ndërpriten negociatat me Rusinë, nëse Moska vazhdon me gjykimin e luftëtarëve ukrainas të kapur në Mariupol

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar për mundësinë e ndërprerjes së negociatave me Rusinë, nëse Moska vazhdon me planin për gjykimin e ushtarëve ukrainas që janë kapur në Mariupol.

“Nëse procesi i neveritshëm gjyqësor vazhdon, kjo do të nënkuptonte shkelje e vijave që do të pamundësonin vazhdimin e negociatave”, tha Zelensky në adresimin e tij më të fundit.

“Nuk do të ketë më negociata, shtet ynë tashmë ka thënë atë që ka dashur ta thotë”, shtoi ai.

Në anën tjetër, ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Gennady Gatilov, është cituar nga Financial Times, duke thënë se presidenti turk është mundësuar të lehtësojë dialogun mes dy vendeve – si një shtet garantues.

Në anën tjetër ai ka mohuar spekulimet për bisedime mes Volodymyr Zelenskyt dhe Vladimir Putin – duke theksuar se “nuk ka pasur ndonjë platformë praktike për këtë takim”.

Kujtojmë që bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë kanë ngecur në shumicën e temave – pavarësisht se së fundmi është arritur marrëveshja për transportimin e sigurtë të drithërave nga portet e Ukrainës.

E nëse negociatat ndalen, kjo do të jepte pak shpresë se lufta do të merrte fund në një të ardhme të afërt. 

Go to TOP