Zelensky: Një milion ton drithë u eksportuan nga Ukraina

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se vendi i tij eksportoi një milion ton produkte bujqësore nëpërmjet Detit të Zi.

Ai këtë e tha vonë të premten në mbrëmje, gjatë fjalimit të rregullt të natës.

“Që nga dita e parë e gushtit, 44 anije me drithë ukrainase janë larguar nga portet tona në 15 vende. Në total janë një milion ton produkte. Kemi marrë kërkesa për 70 anije të tjera”, theksoi Zelensky.

Theksojmë se eksporti filloi pas marrëveshjes së arritur me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara në fund të muajit korrik.

“Qëllimi i Ukrainës dhe Kievit është të eksportojnë tre milionë tonë brenda një muaji”, shtoi i pari i shtetit ukrainas.

Ndryshe, Ukraina është një ndër shtetet më të fuqishme evropiane në furnizimin me grurë dhe misër të botës.

Go to TOP