Zelensky kërkon të sanksionohet më shumë sektori bërthamor i Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për sanksione të reja ndaj Rusisë dhe ka theksuar rreziqet dhe pasojat e një katastrofe në centralin më të madh bërthamor të Evropës, ku bombardimet e reja aty pranë kanë rindezur një lojë fajësimi mes të dyja palëve.

Zyrtarët ukrainas dhe të instaluar nga Rusia kanë shkëmbyer akuza se kush është përgjegjës për sulmet pranë centralit bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainën jugore, raporton AlJazeera

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi ushtarët rusë se nëse ata sulmojnë vendin bërthamor në qytetin Enerhodar të kontrolluar tashmë nga Rusia ose e përdorin atë si bazë për të qëlluar, ata do të bëhen një “shënjestër e veçantë”. 

Go to TOP