Zelensky bën thirrje për ndryshime të shpejta operacionale dhe shkarkon një komandante

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky kërkoi të dielën ndryshime të shpejta në operacionet e ushtrisë ukrainase dhe njoftoi shkarkimin e komandantes së forcave mjekësore të ushtrisë.

Lëvizja e Zelenskyt u njoftua ndërsa ai takoi ministrin e Mbrojtjes, Rustem Umerov dhe përkoi me debatin mbi zhvillimin e luftës 20-mujore kundër Rusisë, me pyetjet se sa shpejt po vazhdon një kundërofensivë në lindje dhe jug.

“Në takimin e sotëm me ministrin e Mbrojtjes Umerov, u përcaktuan prioritetet”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës me video. “Ka mbetur pak kohë për të pritur rezultatet. Nevojitet veprim i shpejtë për ndryshimet e ardhshme”.

Zelensky tha se ai kishte zëvendësuar gjeneral-majoren, Tetiana Ostashchenko si komandante e Forcave Mjekësore të Forcave të Armatosura.

“Detyra është e qartë, siç është theksuar në mënyrë të përsëritur në shoqëri, veçanërisht në mesin e mjekëve luftarakë, ne kemi nevojë për një nivel thelbësisht të ri të mbështetjes mjekësore për ushtarët tanë”, tha ai. “Kjo përfshin një sërë çështjesh, tunika më të mira, dixhitalizim dhe komunikim më të mire”.

Umerov e pranoi ndryshimin në aplikacionin e mesazheve Telegram dhe vendosi si prioritete kryesore dixhitalizimin, “mjekësinë taktike” dhe rotacionin e ushtarakëve.

Go to TOP