Zeka: Kurti po e realizon ëndrrën serbe për izolimin e Kosovës

Analisti Milaim Zeka ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Albin Kurti pas publikimit të bisedës së tij me dy humoristë rusë duke e cilësuar nivelin e diskutimit si të ulët dhe të dëmshëm për interesat e Kosovës.

Zeka e kritikoi Kurtin për mënyrën se si ai foli për opozitën, për një televizion dhe gazetarë të caktuar, si dhe për ironinë ndaj orientimit seksual të diplomatit amerikan Richard Grenell. Ai e akuzoi Kryeministrin se po e izolon Kosovën nga Perëndimi dhe po tensionon marrëdhëniet me Shqipërinë.

“Jam krenar për çdo kritikë që kam bërë ndaj tij. Kombi shqiptar në 150 vitet e fundit nuk ka pasur një politikan më antishtet dhe më antishqiptar. Kurti po e realizon ëndrrën serbe mbi Kosovën,” tha Zeka. /Kosova.info/


Go to TOP