Zef Morina emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe i Transportit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Zef Morinën në pozitën e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Transportit.
“Me këtë vendim, Morina merr përgjegjësi në kuadër të ministrisë që mbulon sektorin e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe transportit publik në vend”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit. /Kosova.info/
