Kuriozitet

Zbuloni të veçantat e këtij rrushi i cili shitet nga 400 deri në 12 mijë dollarë

Një vesh rrushi Rubin Roman u shit për 12,000 dollarë në ankand në vitin 2020, në Japoni.

Vetëm një kokërr rrushi është katër herë më e madhe se rrushi i zakonshëm.

Sipas inspektorëve nuk ka asnjë lloj varieteti tjetër në botë me madhësi dhe ngjyrë të tillë. Ky mund të jetë një tipar dallues. Ruby Roman është i vetmi variatet që ekziston.

Inspektori Kazuyoshi Sakurai përdor kritere specifike për ta identifikuar; e para është ngjyra, e dyta madhësia, e treta është përmbajtja e sheqerit. Secila kokërr duhet të jetë së paku 20 gr dhe jo më pak se 30mm.

Shkalla më e lartë është quajtur Premium është së paku 30gr. Në 2019 dhe 2020 asnjë rrush nuk u kualifikua në kategorinë Premium i cilli rritet vetëm në Ishikaëa.

Shumë të rëndësishmë për rritjen e tyre janë; ekspozimi ndaj dritës që duhet të jetë i madh, temperatura dhe forma që i jepet.

Në 2020, vetëm 25000 tufa Ruby Roman ishin gati për shitje. Çmimi më i shtrejntë me të cilin janë shitur ishte në 2020 ku një vesh nga ky lloj rrushi u shit për 12,000 dollarë.