Zbulohet shkaku i vdekjes së Bob Barkerit

Shkaku i vdekjes së Bob Barkerit është zbuluar.

Ylli 99-vjeçar i The Price Is Right vdiq si pasojë e sëmundjes së Alzheimerit, zbuloi TMZ të martën, transmeton Klan Kosova.

Sipas certifikatës së tij të vdekjes, e cila u mor nga media, Bob vuante nga Alzheimeri, diçka që nuk ishte adresuar kurrë publikisht më parë.

Është e paqartë saktësisht se sa kohë i ndjeri luftoi me sëmundjen, por mjekët thonë se vdekja e tij erdhi “vite” pasi filloi sëmundja e tij Alzheimer.

Ai gjithashtu pësoi rënie të shumta gjatë viteve dhe pati beteja të vogla me kancerin e lëkurës. Gjithashtu shkoi në spital për probleme me shpin më 2018.

Përfaqësuesi i Bobit i tha TMZ-së se ai vdiq në mënyrë paqësore në shtëpinë e tij në Los Anxhelos më 26 gusht.

Shumica e pasurisë së tij do të ndahet dhe do t’u dhurohet mbi 40 organizatave të ndryshme për të drejtat e kafshëve dhe organizatave jofitimprurëse ushtarake, në përputhje me punën e tij si aktivist ndër vite.

Go to TOP