Zbulohet se kush do ta udhëheq sezonin e parë të “Big Brother VIP Kosova”

Pas suksesit që pati vitin e kaluar reality-show, “Big Brother Albania VIP” këtë vjeshtë do të nis për herë të parë ky format në Kosovë.

Përmes, një postimi në rrjete sociale, moderatori Alaudin Hamiti ka njoftuar se do të udhëheq këtë reality-show për gjatë tre muajve që do të jenë.

“Yesss! Është zyrtare! Me shumë kënaqësi mund ta konfirmoj se do të jemi bashkë në këtë super aventurë televizive këtë vjeshtë në ArtMotion&Klan Kosova. Mezi po pres rrugëtimin tre mujor në “Big Brother VIP Kosova”, me synimin për të sjellë si gjithmonë, më të mirën në tregun mediatik kosovar. Numërimi prapa ka nisë! Krejt sytë n’to #bbvk”, ka shkruar ai.

Go to TOP