Zbulohet e dashura e re e Robert Berishës?

Robert Berisha së fundmi ka zbuluar se është në lidhje të re dashurie.

I ftuar në emisionin “Pardon My French”, këngëtari nga Kosova ka zbuluar edhe emrin e të dashurës, Laureta.

Dyshohet se bëhet fjalë për modelen Laureta Maçedonci, ku një detaj i Robertit është vënë re edhe te një fotografi që ajo ka publikuar, që është po e njëjta bluzë me atë të këngëtarit.

Kjo histori e re dashurie e Robertit vjen pas zërave se ai dhe Nora ishin ribashkuar, por që në fakt ata u bënë bashkë vetëm për pushime me vajzën e tyre, Renee.

Go to TOP