Kosova

Ymeri: E pazakontë të mungojë kaq gjatë kryeministri, edhe kur është këtu po i neglizhon qytetarët

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se vizita e kreut të Qeverisë kaq gjatë jashtë shtetit është e pazakontë, në kohën kur vendi po përballet me kriza të mëdha ekonomike e sociale.

Sipas tij, edhe nëse kryeministri është këtu s’ka një intensitet angazhimi të qeverisë për ti adresuar çështjet urgjente.

“Është e pazakontë që të mungojë një kohë kaq të gjatë kryeministri në Kosovë aq më tepër duke pasur parasysh në çfarë krizash po kalon vendi. Çështja tjetër është që edhe kur është kryeministri këtu nuk po e shohim një intensitet angazhimi të qeverisë për ti adresuar çështjet urgjente që po prodhohen nga kriza ekonomike sociale mungesës së ushqimit, energjisë e kështu me radhë”, tha ai.

Ymeti tutje ka thënë se kritikat ndaj kryeministrit Kurti duhet të bëhen më dy rrafshe, atë të mungesës dhe neglizhimit të preokupimeve të qytetareve.

“Kritika duhet të bëhet në të dyja rrafshet. Një po që po mungon këtu dhe e dyta dhe edhe kur po është këtu apo merren me çështjet që po ballafaqohen qytetarët e vendit për ditë”, tha Ymeri.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort