Rendi i ditës në seancën e sotme

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në seancë plenare sot, e enjte, nga ora 10:00.

Fillimisht deputetët do të deklarohen jashtë rendit të ditës, pasuar nga pyetjet parlamentare e më pas do të shqyrtohen pesë projektligje.

Në kuadër të kësaj seance parashihet edhe zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit si dhe zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Rendi i ditës

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

4.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,

5.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

6.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,

7.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,

8.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,

9. Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,

10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Go to TOP