Xhavit Haliti foto me Ukë Rugovën: “N’miqësi të përhershme”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, e ka publikuar një fotografi në me Ukë Rugovën, djalin e ish presidentit Ibrahim Rugova me një porosi të bashkëngjitur.

Ai në fotografinë e publikuar me ish deputetit Rugova ka shkruar “N’miqësi të përhershme”.

Por, politikani veteran i PDK-së nuk dha detaje më shumë.

Ukë Rugova, ka qenë pjesë e legjislativit kosovar më parë dhe kishte bashkëpunim publik me PDK asokohe.

Këto ditë partitë politike në Kosovë po debatojnë rreth zgjedhjeve të ardhshme.

Mbetet të shihen zhvillimet ditëve në vazhdim.

Xhavit Haliti dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës u përfshijnë në një debat në distancë për Ibrahim Rugovën dhe UÇK-në.

Haliti në një emision televiziv kishte thënë se kanë qenë pesë zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në krye me Ibrahim Rugovën që i kanë kërkuar presidentit amerikan, Bill Clinton, që të mos e njoh UÇK-në.

Ndërkaq, Abdixhiku, kishte thënë se bëhet fjalë për kundërshtarë ideologjik të Ibrahim Rugovës të cilët kanë averzion ndaj projetktit të ish-presdientit, projekt që sipas Abdixhikut është fitimtar.

Go to TOP