Vjosa Osmani e quan Fahrije Hotin, ikonë të gruas së fortë krushjane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka qenë e pranishme sot në inaugurimin e Muzeut në 25 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe të Rahovecit.

Ajo ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, krah Fahrije Hotit, të cilën e ka quajtur grua të fortë.

“Sot në Krushë të Madhe me ikonën e gruas së fortë krushjane, Fahrije Hotin”, shkroi e para e vendit

25 vjet më parë, në Krushë të Madhe u vranë e u masakruan 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore janë djegur.

Go to TOP