West Ham bie nga Premier League
West Ham United ka rënë nga Premier League, pavarësisht një fitoreje 3:0 ndaj Leeds United në javën e fundit të kampionatit.
Gjithashtu tashmë është konfirmuar edhe rënia nga Premier League e Burnley dhe Wolverhampton Wanderers. Dy skuadrat kanë lujatur baras 1-1 të dielën.
West Ham e ka zhbllokuar rezultatin në minutën e gjashtëdhjetë e gjashtë kur ka shënuar Castellanos me kokë pas një goditjeje nga këndi të Jarrod Bowen. Vetëm dymbëdhjetë minuta më vonë, Bowen e ka dyfishuar epërsinë pas një asistimi të Mateus Fernandes, ndërsa Wilson e ka vulosur fitoren në minutën e nëntëdhjetë e katërt me një goditje të saktë nga distanca për rezultatin përfundimtar 3:0.
Ndërkohë, Wolves e ka mbyllur sezonin pa asnjë fitore jashtë fushe, pas barazimit me Burnley.
Wolves ka kaluar në epërsi që në fillim të ndeshjes me një penallti të realizuar nga Adam Armstrong.
Pas pushimit, vendasit kanë reaguar dhe e kanë barazuan me Zian Flemming, i cili ka realizuar nga skaji i zonës. Burnley e ka kërkuar edhe golin e fitores, por portieri Jose Sa e ka shpëtuar Wolves nga humbja.
