Vucic përgënjeshtron vetveten, akuzon mediat e rajonit

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic ka filluar të demantoje vetveten madje duke i cilësuar si lajme të rreme deklarimet e tij, shkruan Kosova.info.

Ai gjatë ditës së sotme e ka cilësuar si të rreme publikimin e një lajmi në “Al Jazira” të gazetarit kroat Mirnes Kovac për vizitën e Nikolay Patrueshev. Për këtë ka reaguar këshilltarja e presidentit serb Suzana Vasiljevic por edhe vetë Vucici.

“Që nga ai moment që disa nga rajoni e kuptuan se do t’i kalojmë, ka filluar fushata kundër nesh. Para disa muajve kam qenë i akuzuar për krime lufte në Kroaci në një vend që kurrë nuk kam qenë. Thelbi është që ata janë mësuar në Serbinë humbëse, që është më e keqja nga të gjithë ata, dhe këto janë gjëra që tani kanë ndryshuar”, tha Vucic.

Por ai pranoi se vizita e Petrushevit ishte e planifikuar, por është anuluar.

“Patrushev është dashur të vijë në Beograd dhe ajo vizitë është anuluar. Nuk ka qenë dhe nuk do të vijë në Beograd, ndërsa ata që gënjejnë asgjë nuk është e shenjtë dhe ata me këtë do të vazhdojnë. Nëse e keni vërejtur shqetësimin më të madh për paqe në rajon e tregon pikërisht Serbia. E jona është t’i përmbahemi të drejtës publike ndërkombëtare, të respektojmë vendin tonë dhe të tjerët”, tha Vucic.

Edhe pse vetë kishte paralajmëruar këtë vizitë, mediat e afërta të qeverisë së Serbisë në publikimet e tyre i quajnë si të pavërteta publikimet e mediave të fqinjëve të saj.

Kështu telegrafi ka publikuar një artikull të titulluar “Gënjejnë se Vucici fshehtë do të sjellë kundërzbuluesin e Putinit”. Ndërsa Kurir: “Goditjet ndaj Serbisë me lajme të rreme janë përpjekje të rrezikshme ta kthejnë perëndimin kundër nesh”, derisa Novosti në një publikim të saj citon deklaratën e Vucicit se “Fushata ndaj Serbisë sepse jemi të parët në ekonomi”.

Përballë një izolimi total të Rusisë nga perëndim, duket se entuziazmi i Vucicit ka rënë.

“Më Gënjeshtra i ka këmbët e vogla, por është mund derisa ajo ai demant të publikohet. të demantohet”, ka thënë Vucici gjatë ditës së djeshme.

Por mediat në Serbi, të afërta me presidentin Vucic, theksuan se informata e publikuar më herët se “Putini dërgon në Beograd njeriun e parë të tij të kundërzbulimit”, është i rremë. Për nevojat e saj , redaksia serb e agjencisë ruse Sputnik pak ia ka përshtatur nevojave të saj.

“Patrushev nuk ka qenë dhe nuk vjen në Beograd”, është titulluar një publikim në Sputnik. E vërteta është se Patrusev nuk viziton Beogradin. Por e vërtet është që pikërisht presidenti serb Vucic më 19 shkurt ka paralajmëruar vizitën e tij në Serbi.

“Besoj se zoti Petrushev së shpejti do të vizitojë Beogradin. Ai është shef i të gjitha shërbimeve ruse në Rusi. Dhe ai për disa ditë vjen në Beogard dhe atëherë do të kërkojmë informata për atë”, kishte thënë Vucic më 19 shkurt.

Deklarata e tij është cituar nga të gjitha mediat ruse, duke paralajmëruar bisedime të Petrushevit me zyrtarët e Serbisë. Këtu është një publikim i Ria Novosti të Rusisë e cila mbështetet në intervistën e Vucic për Tanjug.

Përveç mediave ruse, për vizitën e Petrushev kan ë raportuar edhe mediat e afërta të kabinetit të presidentit të Serbisë.

Kështu V. Novosti në ballinë e saj më 21 shkurt sjellë publikimin e titulluar: “Arrin sigurimsi i Putinit: Patrushev gjurmon për qentë e luftës nga Kosova dhe BH”.

Nikolai Patrushev është një ish-drejtor i shërbimit inteligjent rus FSB. Në prill 2018, Departamenti Amerikan i Thesarit (OFAC), në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit, vendosën sanksione ndaj këtij oficeri të inteligjencës Putin.

“Qeveria ruse është e përfshirë në një sërë aktivitetesh dashakeqe në mbarë botën, duke përfshirë vazhdimin e pushtimit të Krimesë dhe nxitjen e dhunës në Ukrainën lindore, furnizimin e regjimit të Asadit me materiale dhe armë ndërsa bombardon civilët e vet, duke u përpjekur të minojë demokracitë perëndimore dhe keqdashëse kibernetike. Oligarkët dhe elitat ruse që përfitojnë nga ky sistem i korruptuar do të jenë më të izoluar nga pasojat e aktiviteteve destabilizuese të qeverisë së tyre,” tha në atë kohë Departamenti i Thesarit të ShBA, duke shpjeguar vendimin për të vendosur sanksione ndaj shtatë oligarkëve rusë, 12 kompanive ruse dhe 17 zyrtarëve ku ishte edhe Nikolai Patrushev.

Një nga organizatat që, me ndihmën e shërbimeve të inteligjencës ruse, operoi në Ukrainën lindore është agjencia private e sigurisë Wagner. Kjo agjenci bashkëpunon ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë.

Aktivitetet e Wagner në vende të tjera, duke përfshirë Ukrainën, Sirinë, Sudanin dhe Libinë, kanë shkaktuar pasiguri dhe kanë nxitur dhunë kundër civilëve të pafajshëm,” tha Departamenti i Thesarit i ShBA në 2020, duke vendosur sanksione ndaj biznesmenit rus Yevgeny Prigozhin. financier i Wagner.

Tashmë kemi bërë të ditur se disa serbë dhe të BeH qytetarët përmes agjencisë Wagner luftuan në Ukrainë. Por ata ishin në anën e separatistëve pro-rusë, të cilët, duke pushtuar 30 për qind të rajonit të Donbasit të Ukrainës, formuan dy parashtete – Republikën Popullore të Luhanskut dhe Republikën Popullore të Donetskut.

Pasi Rusia pushtoi Ukrainën, Patrushevit u vendosën sanksione të reja. Kjo, padyshim, ishte vendimtare për Vuçiqin për të arritur një marrëveshje me regjimin në Moskë – “anulimi i vizitës”. Përveç kësaj, shumica e vendeve në Evropë kanë ndaluar fluturimin e avionëve rusë mbi territoret e tyre, kështu që Patrushev nuk mund të fluturonte as për në Beograd. /Kosova.info/

Go to TOP