Salih Murat: VMRO po i shpërfill turqit, koha që e vërteta të thuhet publikisht

Deputeti i Maqedonisë së Veriut, Salih Murat, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj qeverisë VMRO-VLEN dhe subjekteve politike shqiptare e turke që e mbështesin atë, duke i ftuar në një debat publik për politikat e qeverisë ndaj komuniteteve etnike dhe veçanërisht ndaj turqve në vend.

Sipas Muratit, për dy vjet me radhë përfaqësuesit dhe këshilltarët e afërt me qeverinë kanë shmangur përballjen me faktet dhe nuk mund të tregojnë asnjë rezultat konkret në dobi të komunitetit turk.

Ai vlerësoi se politikat aktuale jo vetëm që nuk kanë sjellë përfitime për turqit, por kanë dëmtuar edhe të drejtat ekzistuese kombëtare të këtij komuniteti.

“VMRO nuk dëshiron të ndajë pushtetin as edhe një milimetër me askënd dhe i konsideron turqit si të parëndësishëm. Populli turk dëshiron të mësojë të vërtetën”, ka deklaruar Murat, duke sfiduar publikisht mbështetësit e qeverisë që të mbrojnë politikat e saj në një debat të hapur.

Go to TOP