VV refuzon debatin në Klan Kosova
Zëdhënësi i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arlind Manxhuka, ka bërë të ditur se kjo parti nuk do të marrë pjesë në debatet e organizuara nga televizioni Klan Kosova.
Ai theksoi se VV-ja tashmë ka konfirmuar pjesëmarrjen në dy debate në TV Dukagjini, si dhe në KTV, Kanal 10, ATV dhe Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).
“Çdo njoftim tjetër është spekulim,” tha Manxhuka duke mohuar pretendimet për angazhim të partisë në debate të tjera jashtë atyre të konfirmuara.
Ky qëndrim vjen në kuadër të intensifikimit të aktiviteteve parazgjedhore, ku partitë politike po përcaktojnë mediumet përmes të cilave do të përballen në debate. /Kosova.info/
