VV i ofron Osmanit nënshkrimet, presidentja i refuzon!
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka nisur konferencën për media, pasi kjo parti njoftoi se e kanë propozuar Glauk Konjufcën për postin e presidentit.
“Si Lëvizje, I kemi ofruar Presidentës Osmani nënshkrimet për kandidaturën e saj, edhe pse nga ajo që e dimë asnjë subjekt politik nuk e ka bërë nëj gjë të tillë. Osmani nuk e ka pranuar këtë ofertë.”
Mirëpo, edhe pas këtij refuzimi, Nagavci në konferencë për media tha se janë të hapur sërish për bashkëpunim.
“Jemi të gatshëm për zgjedhje të reja, përkundër që ky nuk është vullneti ynë dhe në këtë situatë sigurisht se jemi të hapur për bashkëpunim edhe me zonjën Osmani”, u shpreh ajo.
Nagavci: Në mungesë të emrit konsensual, propozuam Konjufcën
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se në mungesë të një kandidati konsensual, ata nominuan Glauk Konjufcën për president shteti.
Nagavci para gazetarëve në konferencë për media i ka bërë thirrje edhe partive opozitare që të dalin me propozimin e tyre për president në mënyrë që, siç tha, të përmbushet kriteri kushtetues për garën presidenciale që duhet të jenë së paku dy kandidatë, dhe kështu, tha ajo, do të evitoheshin zgjedhjet e jashtëzakonshme.
“Deri më tani nuk kemi arritur të kemi një kandidat konsensual, në mungesë të tij, rruga tjetër ka qenë që secili subjekt politik ta propozojë nga një kandidat në përmbushje të obligimit kushtetues. Prandaj, ne si LVV kemi deklaruar mbështetjen tonë për nënkryetarin e lëvizjes, zëvendëskryeminsitrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, njeriun e dytë më të votuar në historinë e vendit dhe një figurë që gëzon mbështetje të plotë qytetare”, tha ajo.
Nagavci e cilësoi “Konjufcën si autoritetin kryesor unifikues të unitetit politik dhe që ka një mbështetje të madhe edhe te grupi ynë parlamentar. Ajo që ështtë e rëndësishme është se kandidiati që gëzon mbështetjen më të madhe për të siguruar votat në kuvend. Ai ka qenë autoriteti ryesor unifikues i unitetit politik”.
