Vuçiqi provokon me urimin për pashkët

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka uruar sot besimtarët për Pashkët ortodokse, me mesazh provokues për shtetin e Kosovës.

“Serbia do të vazhdojë të luftojë fuqishëm dhe me vendosmëri për ruajtjen e tërësisë territoriale të saj me të shenjtën Kosovë, si pjesë përbërëse të saj”, ka thënë Vuçiq, njofton kabineti i tij.

Vuçiq falënderoi patriarkun dhe Kishën Ortodokse Serbe për shërbimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për ruajtjen e shpirtit të qenies kombëtare serbe në Kosovë, thotë ai.

Go to TOP