Vuçiq nga Tirana: Beogradi i gatshëm të diskutojë çdo çështje me Prishtinën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se Beogradi është i gatshëm të diskutojë çdo çështje me Prishtinën, përfshirë edhe atë që ka të bëjë me vendimin për dinarin, i cili vendim siç tha ai “është dënuar nga të gjithë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare”.

Ai nga Tirana ku po merr pjesë në Samitin rajonal mbi Planin e Rritjes në Tiranë tha se kundër këtij vendimi ishin të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, përfshirë ata nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Vuçiq shtoi se përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare nuk e kuptojnë pse Prishtina po e bën këtë.

“Shpresojmë se ata do të sillen më me arsye në të ardhmen. Dhe sa për ne, ne jemi gjithmonë të gatshëm të flasim për çdo gjë, për çdo çështje. Dhe delegacionin tonë e dërguam me kryenegociatorin tonë (drejtorin e zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq) në Bruksel për të folur për këtë”, tha Vuçiq.

Go to TOP