Vuçiq në takim me kreun ushtarak serb dhe shefat e shërbimeve ushtarake

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua me udhëheqjen ushtarake serbe dhe shefat e shërbimeve ushtarake.

“Një takim i rëndësishëm me udhëheqjen ushtarake dhe krerët e shërbimeve ushtarake. Serbia duhet të jetë e pavarur, ushtarakisht neutrale dhe mbi të gjitha ushtarakisht e aftë për të mbrojtur popullin e saj nga çdo agresor potencial”, ka shkruar Vuçiqi në Instagram me një foto nga takimi.

Në takim kanë marr pjesë zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave Sinisha Malli, ministri i Mbrojtjes Bratislav Gashiq, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i ushtrisë serbe, gjenerali Millan Mojsilloviq dhe të tjerë.

Go to TOP