Gashani uron Dardanet që e bënë historinë

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra ka shkruar një nga faqet më të bukura të sportit tonë, duke e mposhtur Malin e Zi me rezultat bindës 3:0 në kuadër të CEV Volleyball European League!

Ministri në detyrë i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani,  tha se një fitore që flet më shumë se rezultati.

“Vajzat tona shkëlqyen sonte dhe mposhtën Malin e Zi me rezultat të pastër 3:0, në kualifikime për Kampionatin Evropian, duke dëshmuar se kur veshin fanellën e Kosovës, ato luajnë me zemër, krenari dhe vendosmëri të jashtëzakonshme. Kjo fitore bindëse ndaj Malit të Zi është rezultat i punës së vazhdueshme, sakrificës dhe besimit në potencialin tonë. Urime volejbollisteve tona për këtë sukses të merituar. Kosova po dëshmon çdo ditë se ka kampione që dinë të përballen me sfidat më të mëdha dhe të dalin fituese”, ka shkruar ai në “Facebook”. /Kosova.info/

Go to TOP