Vëllaznimi e Besa Famgas në finalen e Ligës së Pionierëve
Janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të “Final8” të Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll (U16).
Fillimisht Vëllaznimi fitoi ndaj Prizrenit me rezultatin 32:22.
Ndërkohë në gjysmëfinalen e dytë u përballën Besa Famgasi dhe Trepça.
Fitore me rezultat 28:23 shënoi skuadra pejane, Besa Famgas.
Gjysmëfinalet u zhvilluan në Ferizaj, ku luhen edhe ndeshjet përfundimtare.
Në “Bill Clinton”, të shtunën nga ora 18:00 është ndeshja për vend të tretë mes Prizrenit dhe Trepçës.
Finalja mes Vëllaznimit dhe Besa Famgasit luhet nga ora 19:30. /Kosova.info/
