Vuçeviq: Nga përgjigjja e KFOR-it duhet të nxirren përfundime

Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq thekson se nuk është rastësi që KFOR-i ka dhënë përgjigjen ndaj kërkesës së Beogradit për kthimin e forcave të sigurisë serbe në Kosovë në prag të Krishtlindjeve dhe se nga përgjigja duhet të nxirren përfundime të caktuara, shkruan Kosovatimes.

“Nuk është rastësi që po na e dorëzojnë përgjigjen në prag të Krishtlindjeve. Presidenti Aleksandar Vuçiq do ta informojë opinionin për përgjigjen dhe mbi të gjitha kontekstin, si dhe mesazhet politike dhe të sigurisë. Nga kjo duhet të nxjerrim përfundime të caktuara. – ka theksuar Vuçeviq për TV Prva.

Ai ka nënvizuar se gjithçka është një përzierje e gjërave dhe ka kujtuar se në ditën kur është dhënë përgjigja, në afërsi të Shtërpacit janë lënduar djem serbë.

“Beogradi duhet të reagojë në mënyrë të matur dhe racionale. Ne do të vazhdojmë ta ruajmë paqen dhe stabilitetin në çdo mënyrë, serbët në Kosovë, sepse përderisa ka serb dhe një kishë në Kosovë, ka edhe Serbi në Kosovë”, theksoi Vuçeviq.

Ai tha se do të ishte ideale të arrihet një marrëveshje historike me shqiptarët, por se nuk është optimist, sepse në anën tjetër nuk ka një vullnet të tillë.

Por ne nuk duhet të dorëzohemi dhe as ne jemi ata që duhet të dorëzohemi, që të mos akuzohemi si fajtori kryesor dhe faktori përçarës”, theksoi Vuçeviq. /Kosovatimes/

Go to TOP