Vrasja në QKUK, reagon Osmani: Sonte vajton një Kosovë për gruan që s’arriti të bëhet nënë

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani ka reaguar pas vrasjes së gruas shtatzënë sot në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka theksuar se sonte po vajton e gjithë Kosova për gruan që s`arriti të bëhet nënë.

“Sonte vajton një Kosovë e tërë për gruan që s’arriti të bëhet nënë, për bijën e humbur, për jetën që u shua pa të drejtë. Sonte vajtojmë për jetën e palindur që nuk frymoi kurrë, për jetën që nuk erdhi në jetë.Një tjetër krim makabër e çnjerëzor. Një tjetër”burrë” që nuk mund të quhet qenie njerëzore, por që ia mori jetën gruas dhe fëmijës që do të bëhej gëzimi e jeta e nënës.Sonte mungojnë fjalët se ato i ka zëvendësuar dëshpërimi. Sonte është e vështirë të mendosh se ka shpresë!”, ka shkruar ajo.

Go to TOP