Rohde: Liberalizimi i vizave nuk është i lidhur me dialogun me Serbinë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se ky proces nuk ka të bëjë aspak me dialogun Prishtinë –  Beograd.

“Çështja e vizave nuk lidhet me procesin e dialogut, ne e duam liberalizim të vizave. Dua të jep një shembull shumë të thjeshtë, nëse një biznesmen do të shkojë në një panair në Gjermani ose ndonjë tjetër vend evropianë, pra për neve është një pengesë po ashtu për të rritur marrëdhëniet tregtare, dhe jam me të vërtetë i bindur se kjo tani është vendosur nga 27 ambasadorët e Bashkimit Evropianë, dhe është kryer”,  ka thënë Rohde.

Go to TOP