Voto Fitim B. Dreshaj, njeriun e fjalës dhe besës shqiptare

Shkruan: Florim ZEQA
Zgjedhjet lokale (komunale) janë zgjedhje për pushtetin që është më afër dhe pranë qytetarëve. Qytetarët e kanë mundësinë e artë që të zgjedhin kandidatët më të mirë nga të gjitha listat zgjedhore për asamble të kuvendit të komunës së tyre.

Meqë ligji zgjedhor ua mundëson një gjë të tillë, qytetarët e Pejës, apo më mirë të themi elektorati i gjerë i kësaj komune e ka rastin dhe mundësinë e papërsëritshme që të zgjedhin njeriun sinqertë dhe të dinjitetshëm, me kredibilitet të lartë moral dhe njerëzorë, besnik dhe të pathyeshëm në mbrojtjen e interesave të të gjithë qytetarëve të Pejës pa dallime partiake. Ky është Fitim B. Dreshaj, kandidati me numrin 23 në listën zgjedhore 160, të listës fituese për qytetin tuaj.

Fitimi është djalë i urtë por shumë i guximshëm, fjalë pak e punë shumë siç e thotë populli. Mendoj se në ditët e sotme njerëz të tillë siç është Fitim B. Dreshaj kemi gjithnjë e më pak, për shkak të dominimit të interesave personale ndaj atyre të interesit të përbashkët.

Fitim B. Dreshaj është intelektual i nivelit të lartë, analist i thuktë i zhvillimeve politike dhe shoqërore, veprimtar i shquar dhe aktivist i pandalshëm në rrethin shoqëror ku jeton dhe vepron.

Kandidimi i tij për asamblist më shumë se dëshirë e tij, erdhi si vendim i kryetarit të Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, i cili e ka vlerësuar drejtë personalitetin e Fitimit, përkatësisht për nevojën që ka Asambleja Komunale e Pejës për njeriun modest dhe inteligjent, kreativ dhe unifikues siq është Fitim B. Dreshaj.

Fitim Dreshaj ka lindur në Pejë, shkollën fillore e kreu në Shkollën Fillore “Ali Kelmendi” në Nabërgjan, të mesmen në Gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë. Në vitin 2011 ka marr titullin Bachellor për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci pranë Kolegjit “Iliria” në Prishtinë. Aktualisht është në përfundim të studimeve të masterit në fakultetin e të Drejtës Ndërkombëtare dhe Diplomacisë në Universitetin Shtetërorë të Tetovës.

Go to TOP