Vota e diasporës, Rama takon sot shqiptarët në Selanik

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojë sot një tjetër takim me shqiptarët e Greqisë, në kuadër të turit me diasporën.

Në orën 11:00 me orën lokale greke, ai do të jetë në Selanik ku do të kërkojë votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë.

“Pasnesër do të rikthehem me një kënaqësi krejt të posaçme tek shqiptarët e Greqisë, këtë herë në Selanik, ku historia na ka lidhur me njëmijë fije dhe e sotmja na bashkon më shumë se asnjëherë me fqinjët tanë jugorë, si dy popuj europianë që edhe për pak vite do jenë krah për krah në Bashkimin Europian”, shkruate Rama para disa ditësh për takimin në Selanik.

Go to TOP